Detajet e aksidentit në Tiranë, momenti kur 7-vjeçari përplaset për vdekje nga 2 automjetet
Një fëmijë 7-vjeçar u përplas për vdekje nga dy automjete mesditën e së martës teksa ishte duke lypur në rrugën “Kastriotët”, në Tiranë.
Euronews Albania ka siguruar pamje nga momenti i ngjarjes së rëndë. I mituri shihet pranë automjetit, që sipas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë drejtohej nga shtetasi Tomorr Shukulli, tashmë i arrestuar.
Ky i fundit ka dhënë lekë të miturit, të cilit i kanë rënë në tokë dhe është ulur për t’i marrë.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë dhe e ka përplasur. Drejtuesja e dytë e mjetit Valentina Koltraku dyshohet se i ka dhënë goditjen fatale.
7-vjeçari u shoqërua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Policia arrestoi mbrëmjen e së martës 2 drejtuesit e mjeteve Valentina Selman Koltraku, 42 vjeçe dhe Tomorr Kostandin Shukulli, 55 vjeç, të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes pasi përplasën të miturin.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona