Detajet e koalicionit të PD, sa kandidatë do iu japë Berisha aleatëve
Gazetari Ardit Hoxha zbuloi detaje të reja rreth koalicionit më të madh opozitar që pritet të garojë në zgjedhjet e 11 majit, ai mes Partisë Demokratike dhe aleatëve.
Koalicioni i drejtuar nga PD do ketë pjesë të tij Partinë e Lirisë, Partinë Republikane, Parinë Agrare Ambientaliste dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Gjatë kësaj jave Berisha ka pasur takime me përfaqësuesit e të gjitha këtyre partive duke arritur të mbyllë marrëveshje me pjesën më të madhe prej tyre.
“Është mbyllur marrëveshja me Vangjel Dulen dhe Agron Dukën që do të kenë nga një mandat të sigurt brenda listave të PD, përfaqësuesi i PAA në Durrës, ndërsa Dule sërish në Tiranë, edhe pse ka pasur zëra se mund të garonte në Vlorë. Mediu pritet të ketë një mandat në listat e sigurta të PD, që do të jetë vetëm Mediu, edhe pse ky i fundit mësohet se është shprehur që do kërkojë edhe një mandat tjetër, mes Fierit e Tiranës. Ndërsa tek PL, ku janë edhe dhimbjet më të mëdha të kokës për Berishën, ky i fundit ka propozuar 4 mandate; 1 në Tiranë, 1 në Fier, 1 në Korçë dhe një mes Beratit dhe Elbasanit, edhe pse mësohet se PL ka dashur me tepër mandate”, raportoi gazetari Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit