Detajet nga fushata e PD: Puna e bërë nga stafi i La Civita-s në Tiranë
Kur mbeten vetëm 10 ditë nga nisja zyrtare e fushatës zgjedhore për parlamentaret e 11 majit, në Partinë Demokratike ende nuk janë ndezur motorët e fushatës me fuqi të plotë.
Megjithatë, plani i takimeve dhe hapjes së fushatës tashmë është gati në selinë blu. Burime bëjnë me dije se fushata e demokratëve do të hapet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë me një takim të modelit toën hall. Më pas vetëm një ditë më pas do të ketë një takim të dytë në ambiente te mbyllura që do i dedikohet prezantimit të programit elektoral i cili deri më tani është prezantuar pjesë, pjesë përgjatë takimeve me grupet e interesit nga kryedemokrati Sali Berisha.
Mësohet se një pjesë e stafit të Chris LaCivita, që PD e ka kontraktuar për të dirigjuar fushatën, ka mbërritur në Tiranë dhe kanë nisur punën. Gjatë javëve të fundit të marsit, mësohet se ekipi i LaCivita ka punuar me pamjen vizive të fushatës dhe brandimit të koalicionit, bashkë edhe me sloganin, i cili është i njëjtë me emrin e koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore”. Sakaq, pritet qe strategu amerikan të jetë në Tiranë në ditën e hapjes së fushatës.
Ndërkohë, pasditen e kësaj të marte, Sali Berisha ka planifikuar dy takime me strukturat e fushatës. Fillimisht, pasdite është planifikuar takimi me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e degëve të PD dhe më vonë do të ketë një takim të dedikuar me kandidatët e Tiranës, si qarku ku opozita shpreson të përmbys rezultatin e 2021-it.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Liderët e opozitës kanë halle me drejtësinë”, Rama: Mos mendoni që BE nuk e di këtë
- “U kopjua Kodi i Da Vinçit”, PD e akuzoi për programin, Rama: Qesharake
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”