“Liderët e opozitës kanë halle me drejtësinë”, Rama: Mos mendoni që BE nuk e di këtë
Në rubrikën e përditshme në Facebook “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama etiketoi liderët e opozitës si persona që kanë probleme me drejtësinë dhe, sipas tij, nuk dihet kur do t’i mbyllin ato.
Ai tha se këtë gjë e di edhe Bashkimi Evropian, prandaj kërkon votën e shqiptarëve më 11 maj, që të kenë të garantuar integrimin në BE.
“Këtu bëhet fjalë për individë që kanë probleme të hapura me drejtësinë. Si mendoni ju, që BE-ja këto nuk i merr në konsideratë? Apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet, e cila vjen nga Amerika, bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi? Nuk mbyllen kështu filmat me BE-në, ata janë ndryshe. As me Amerikën. Janë personazhe që kanë halle me drejtësinë dhe BE-ja asnjëherë nuk ka pasur objeksione për këto procese. Ky problem nuk zgjidhet nëse partia në fjalë nuk kupton se është në pikë të hallit dhe nëse ata, të cilët e mbështesin partinë në fjalë nga pasqyrat e kënetës nuk e vënë gishtin në plagë, por e kërkojnë gjetkë”, tha Rama.
Rama theksoi se po bëhet një “rrugë e dy punë”, duke shtuar se, nëse shqiptarët i japin shumicën Partisë Socialiste, do të jetë një mesazh i fortë për Bashkimin Evropian që shqiptarët e duan anëtarësimin tani. “Na duhet shumica”, u shpreh ai.
“Mesazhi duhet të jetë shumë i qartë: Populli shqiptar, qytetarët e Shqipërisë, duan të hyjnë në BE tani. Me këtë mandat, me këtë mesazh, unë dhe qeveria do të shkojmë dhe do të kemi një argument shumë të fortë për të nxitur procesin. Kjo është një luftë diplomatike dhe politike nga katër anët, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump