Gazetari: PD kopjon premtimet e PS-së, Rama i mbështet ato në shifra reale
Duke komentuar premtimet ekonomike të PD-së dhe PS-së për zgjedhjet e 11 majit, i ftuar në “Review” në Euronews Albania, gazetari Flogert Muça, tha se Partia Demokratike ka kopjuar në mënyrë të plotë programin e Partisë Socialiste.
Muça u përball me përfaqësuesin e PD-së, Dorjan Teliti, duke i thënë se premtimet që PD po bën tani janë të njëjta me ato që Edi Rama ka shprehur që në vitet 2022-2023.
“PS ka 12 vjet që qeverisën dhe ka të dhënat për financat, pensionet dhe taksat. Përfaqësuesi i PD-së e di mirë këtë, por e dimë edhe ne si gazetarë. Rama thotë se pensionin mesatar e gjeti 83 euro, dhe e çoi 187 euro, pagën mesatare e gjeti 300 e ca euro, e çoi 800 e ca euro. Tani, Ramës i bën sens që thotë nga 800 do ta çoj në 1,200 dhe do të rrisë përqindjen për këtë. Ndërsa ju, në PD, thoni se do ta dyfishoni nga 600 në 1,200 euro. Rama ka ndërtuar një program të bazuar në shifra të vërteta dhe ka shpjeguar ambiciet e tij që nga viti 2022, ndërsa ju në PD keni një vit që po i thoni këto,” tha Muça.
Gazetari theksoi se, ndërkohë që PD përpiqet të konkurrojë me PS-në në fushën e premtimeve, e vërteta është që Rama ka pasur mundësinë të implementojë dhe të shfaqë arritjet e tij në të dhëna konkrete, të cilat për PD-në mbeten ende në fazën e premtimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS