Teliti: Premtimet ekonomike të Ramës ngjajnë me ato të PD-së, i quante të pamundura

30 Mars 2025 | 20:54

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka komentuar premtimet ekonomike të partive politike për zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi se shumë nga premtimet që kryeministri Edi Rama po bën në fushatën aktuale, janë të ngjashme me ato që ka propozuar Partia Demokratike gjatë vitit të fundit.

Sipas tij, shumë nga pikat që Rama po i reklamon tani janë të ngjashme me ato të PD-së, për të cilat kryeministri ka thënë më herët se ishin të pamundura për të realizuar për shkak të pasigurisë financiare dhe pasojave të mundshme në buxhetin e shtetit.

Teliti e cilësoi këtë si kontradiktë që ekziston ndërmjet premtimeve që Rama po jep dhe deklaratave të mëparshme të tij.

“Po të shikoni pikat kryesore, ato janë të programit të Partisë Demokratike, që ne i kemi prezantuar prej një viti. Një ditë të bukur, del kryeministri dhe reklamon një program për mandatin e katërt të tij, i cili ka një ngjashmëri të frikshme me programin e PD-së. Ne na duket sikur është një tallje, sepse kur ne i prezantuam këto pika, vetë kryeministri na akuzonte dhe thoshte se nëse do të implementoheshin këto premtime të PD, shteti shqiptar do të falimentonte. Por tani, ai vjen dhe premton të njëjtat gjëra,” tha Teliti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025

Ndonëse ekonomia u rrit me 3.9% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT, rreth 72% të kontributit në këtë rritje e kanë sjellë...
15:43 | 24/06/2026

Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat 

Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, perimet udhëhoqën prodhimin, me 1.4 milionë tonë, me rritje vjetore...
15:37 | 24/06/2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë

Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë...
19:51 | 23/06/2026