Rama: Si sot një vit do hapet konsullata e Shqipërisë në Kretë

29 Mars 2025 | 18:44

Gjatë një takimi me shqiptarët në Kreta, Kryeministri Edi Rama njoftoi se pas një viti, Kreta do të ketë konsullatën e re të Shqipërisë.

Ai theksoi se kjo është një arritje e madhe për shqiptarët që jetojnë atje, duke i afruar më shumë me shtetin shqiptar dhe duke eliminuar nevojën për të udhëtuar në Athinë për shërbime konsullore

“E kemi bërë Evropën të na respektojë dhe vlerësojë. Ne bëmë të mundur që Shqipëria të bëhet e madhe sa Evropa dhe Evropa të bëhet e vogël sa Shqipëria.

Kreta është një ishull kokëfortësie, njerëzit më kokëfortë kanë dalë këtu në Kretë dhe keni triumfuar këtu, dhe prandaj unë dua t’ju them se si sot, pas 1 viti, këtu do të jetë në dispozicionin tuaj Konsullata e Shqipërisë. Ju nuk do keni nevojë të shkoni në Athinë, njësoj siç shkodranët apo vlonjatët e kanë tmerr kur i thonë shkoni në Tiranë, unë e di që dhe ju e keni tmerr kur ju thonë shkoni në Athinë, por ne do t’ja sjellim shtetin shqiptar këtu në Kretë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026