Rama me shqiptarët në Athinë: Kush kthehet në Shqipëri, do të jetë më mirë se këtu

30 Mars 2025 | 16:54

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij elektoral në Greqi dhe këtë të dielë zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Athinë. Rama e hapi fjalën e tij duke uruar besimtarët myslimanë për ditën e Fiter Bajramit.

Kryeministri Edi Rama tha se dikush që do të kthehet sot në Shqipëri, nesër do të jetë më mirë se duke qëndruar në emigracion.

“Kush do të ketë kurajon të kthehet sot në Shqipëri, do të ketë më shumë nesër se duke qëndruar këtu. Paga mesatare sot është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë në 1 mijë euro,” tha Rama.

Ai premtoi se pas zgjedhjeve të 11 majit, do të rikthehet përsëri në Greqi për të falenderuar këtë komunitet për votat që do të japin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se pas 11 majit, shqiptarët do të jenë të gjithë të barabartë, si qytetarë të Bashkimit Evropian. “Jemi këtu bashkë, por pas 11 majit do të jemi të gjithë të barabartë mes të barabartëve,” tha ai.

Rama po ashtu theksoi se Shqipëria ka arritur një stad ku të huajt e respektojnë për atë që është. “Shqipëria sot është një vend që e ka në dorë fatin e saj dhe nuk është në mëshirën e askujt. E morëm vendin të zhytur në borxhe dhe ku gjithçka ishte ndaluar për shkak të borxheve të panumërta. Nuk paguheshin më furnizuesit dhe kompanitë pasi ishin ndaluar pagesat për to,” tha Rama.

Rama i ftoi emigrantët të votojnë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2025, për të mundësuar që fëmijët e tyre të kenë pasaportën evropiane.

“Keni detyrë si prindër që t’u jepni fëmijëve tuaj pasaportën evropiane dhe t’u thoni: Mësoni gjuhën greke dhe kulturën greke, mësoni gjuhën italiane dhe kulturën italiane, mësoni të gjitha gjuhët e Evropës dhe kulturën e saj. Por, nuk keni nevojë të ndryshoni atë që jeni dhe atë që shkruani në pasaportën tuaj, shqiptar. Sepse me këtë pasaportë që do ta keni, duke u bashkuar me Edi Ramën dhe socialistsët në vitin 2025, do të keni mundësinë të qëndroni këtu dhe të udhëtoni kudo në Evropë dhe të respektoheni si qytetarë të barabartë mes evropianëve”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026