Detajet nga plagosja e trefishtë në Vlorë
Tre persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës, pas një konflikti të çastit.
Policia e Vlorës e klasifikon konfliktin për motive të dobëta, teksa ka zbardhur dhe dinamikën e plotë të tij.
Mexhit Arapi, 40 vjeç, ka pasur një konflikt për motive të dobëta me pronarin e berberhanes njëkohësisht dhe personin që punonte aty, Ervis Sejko 35 vjeç.
Pasi kanë debatuar fillimisht, janë sharë dhe kërcënuar. Mexhit Arapi është larguar, teksa dyshohet se në banesë ka marrë thikën dhe është rikthyer në berberhane.
Ka plagosur fillimisht me thikë Ervis Sejkon, por për të mbrojtur këtë të fundit është hedhur dhe personi tjetër Kevin Nuredini 23 vjeç; dhe këtu ka nisur përleshja brenda berberhanes.
Pasi janë konfliktuar me grushte dhe shkelma, ky i fundit ka plagosur me thikë dhe Kevin Nuredinin duke i shkaktuar plagë.
Autori ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por nga plagët e marra nga përleshja s’ka mundur.
Policia e ka arrestuar në flagrancë teksa është konstatuar se ka qenë në gjendje të dehur.
Sakaq janë sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar komplet ngjarjen në fjalë.
Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në spital kanë dhënë dëshminë e tyre të tre personat për rrjedhën dhe motivet e ngjarjes, teksa janë pyetur dhe disa të tjerë dëshmitarë okularë të ngjarjes. Dyshohet se në momentin e sulmit në berberhane mos të ketë pasur klientë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur