“Deti s’është veç peshk e plazh”, drejtori i portit: Çfarë do bëjmë në Durrës
Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu ka treguar detaje në lidhje me projektin për portin e ri të qytetit bregdetar.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ai tha se projekti zhvillimor i portit do të zhvillohet në dy faza.
Ai tha se deti nuk është vetëm peshk dhe plazh por është horizont zhvillimor.
“ Porti aktual tregtar vijon të përmbushë funksionet e tij tregtare deri në zhvendosjen Porto Romano, prandaj projekti zhvillimor i marinës së Durrësit do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë është jashtë zonave të përpunimit portual. Deti nuk është vetëm peshk dhe plazh, deti është horizont zhvillimor. Në 17% të kësaj mase është tokë e pashfrytëzuar, jashtë terminaleve, e ndotur prej vitesh. Është një port disa vjeçar.
Ka zhvillimi dhe ridimensionim. Aseti më i vyer i shtetit shqiptar janë tolatat e Portit të Durrësit. Ato nuk tjetërsohen, investitori privat ka detyrimin t’i rehabilitojë, t’i përshtasë për funksionet e reja të një porti. Kemi nevojë për anije që qëndrojnë në Durrës. Jo anije që vijnë për të marrë karburant dhe të ikin”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)