Devoll/ Përshtatën lokalin për lojra fati, arrestohet administratori dhe menaxheri

3 Dhjetor 2025 | 12:39

Janë arrestuar këtë të mërkurë dy persona pasi kishin vënë në dispozicion një lokal për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë administratori i lokalit Petrika Merolli, 45 vjeç, banues në Bilisht, i cili kishte marrë me qira lokalin dhe kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, si menaxher, Ergi Medollin.

Ai është arrestuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Sakaq, ka rënë në pranga edhe menaxheri i lokalit, i punësuar në mënyrë të paligjshme, Ergi Medolli, 26 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. U., 25 vjeç, dhe F. M., 23 vjeç, banues në Bilisht, të cilët u kapën në lokal duke luajtur lojëra fati.

Ndërkohë, në lokalin e përshtatur për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit u gjetën pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari dhe disa bileta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026