Kinezët organizojnë lojra fati në Tiranë, zbulohen nga “Jackpot” 2 salla në periferi

27 Gusht 2025 | 13:03

Policia e Tiranës ka zbuluar dy ambiente të përshtatura për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, ndërsa ka proceduar katër shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

“Në vijim të veprimeve për këto dy raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. D., 65 vjeç; R. L., 33 vjeç; L. M., 63 vjeç; dhe G. Ch., 43 vjeç (shtetas kinez), si dhe u shpallën në kërkim dy shtetas kinezë, W. Zh. dhe Y. L. Punohet për kapjen e tyre”, njofton policia.

Policia bën me dije se në operacionin e koduar “Jackpot”, janë sekuestruar 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë të cilat janë gjetur gjatë kontrolleve në këto dy ambiente në Mjull-Bathore dhe në Vaqarr.

Njoftimi i policisë

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Jackpot”.

Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Sekuestrohen nga këto ambiente, 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë.

Procedohen 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Jackpot”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Gjatë kontrolleve, u konstatua se 2 ambiente, në Mjull Bathore dhe në Vaqarr, ishin përshtatur për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve për këto dy raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. D., 65 vjeç, R. L., 33 vjeç, L. M., 63 vjeç dhe G. Ch., 43 vjeç (shtetas kinez), si dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas kinezë W. Zh dhe Y. L. Punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026