Dhëndri i dha valium dhe i grabiti, flasin e moshuara dhe vajza nga Librazhdi
E moshuara nga Librazhdi, e cila së bashku me bashkëshortin u vendosën në gjumë nga valiumi që dhëndri iu dha për t’u marrë paratë, ka folur për Euronews Albania, duke thënë se nuk ka kuptuar asgjë nga ajo që bëri bashkëshorti i vajzës së saj.
Po ashtu, ka folur edhe vajza e saj, bashkëshortja e autorit të dyshuar, e cila thotë se nuk do ta falë burrin e saj.
Muharrem dhe Mirushe Bitroshi, pas tre ditëve në gjendje të rëndë në spital, u kthyen në banesë, ku dhëndri 36-vjeçar iu dha valium dhe më pas iu mori paratë. Muharremi, 82 vjeç, vazhdon të jetë në gjendje të paqëndrueshme.
Mirushja tregon për Euronews Albania: “Erdhi dhëndri, si je, a je mirë… nuk kuptova asgjë tjetër. Nuk mbaj mend fare asgjë. Çuni erdhi nga Greqia dhe na gjeti pa ndjenja. Me dhëndrin nuk kemi pasur probleme, nuk di nga i erdhi kjo ide.”
Vajza e Mirushes, bashkëshortja e autorit të dyshuar, shton se burri i saj nuk i dha asnjë shenjë dhe thekson se nuk do ta falë këtë veprim.
Ajo thotë se gjendja e tyre ekonomike ka qenë e vështirë, pasi jetojnë me qira dhe kanë fëmijë të vegjël:
“Tani ai është në burg dhe më ka lënë vetëm me tre fëmijë. Do t’i shoh fëmijët tani. Nuk do ta fal më, pasi e fala një herë kur më goditi vëllain me grusht,” shprehet ajo.
I dha valium dhëndri, flet e moshuara
Pas tre ditësh në gjendje kritike në spital, Muharremi (82 vjeç) dhe gruaja e tij, Mirushe Bitroshi, janë kthyer në banesën e tyre ku më parë u grabitën nga dhëndri pic.twitter.com/nfJcp19QhL— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) November 24, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:54 Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
- 19:41 Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe