Mijëra persona në SHBA kërkojnë ligje të rrepta për armët

12 Qershor 2022 | 16:38

Mijëra persona dolën në rrugët e qyteteve amerikane për të kërkuar reagim ndaj kontrollit të armëve, ndërsa në vend janë shtuar rastet e të shtënave me armë. Politikanët republikanë kanë bllokuar përpjekjet për të vendosur ligje më të rrepta.

Protestues të të gjitha moshave iu drejtuan Murit Kombëtar në Uashington, ku një grup personash vendosën më shumë se 45 mijë vazo të bardha me lule, një për çdo person të vrarë nga një armë zjarri në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020.

Presidenti Joe Biden mbështeti protestat, duke i bërë thirrje Kongresit të miratojë legjislacionin për sigurinë ndaj armëve.

“Vazhdoni të marshoni. është e rëndësishme. Kjo duhet bërë një çështje për zgjedhje. Mënyra si senatorët, kongresmenët dëgjojnë është kur njerëzit thonë se kjo do të ndikojë votën e tyre. Shumë persona po vdesin pa qenë e nevojshme. Dhe ajo që po propozohet në Senat është e rëndësishme, por nuk është gjithçka që duhet bërë”, tha Biden.

Marshuesit deklaruan se nuk do t’i lejonin politikanët të rrinin, ndërkohë që njerëzit vijojnë të vdesin.

Dy sulme të tmerrshme tronditën Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar – një në një shkollë fillore në Teksas, ku 19 fëmijë dhe 2 mësues mbetën të vrarë dhe një tjetër sulm në një supermarket në Nju Jork, ku 10 persona me ngjyrë mbetën të vdekur.

Por problemi i kontrollit të armëve, që i ka marrë jetën afro 19 mijë personave këtë vit në Shtetet e Bashkuara, shkon përtej vrasjeve masive. Gjysma e rasteve janë vdekje për shkak të vetëvrasjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania dhe Zvicra synojnë të rrisin shërbimet me një marrëveshje të re tregtare

Britania dhe Zvicra ranë dakord të hënën për një marrëveshje tregtare që, sipas tyre, do të nxisë industritë e tyre të shërbimeve dhe do t’u...
16:29 | 13/07/2026

Azerbajxhani shqyrton tërheqjen e plotë nga Këshilli i Evropës

Azerbajxhani po shqyrton një tërheqje të plotë nga Këshilli i Evropës, tha të hënën Presidenti Ilham Aliyev, duke akuzuar institucionet evropiane për paragjykime ndaj vendit...
16:20 | 13/07/2026

Po tentonte të shuante flakët në Kolorado, rrëzohet avioni në një rezervuar. Humb jetën piloti

Një pilot që po ndihmonte në shuarjen e një zjarri në Kolorado humbi jetën pasi avioni u rrëzua në një rezervuar. Zyra e sherifit të qarkut Gunnison...
16:17 | 13/07/2026