Dhjetëra mijëra të evakuuar nga përmbytjet masive në Kinë, 127 mln banorë në rrezik

22 Prill 2024 | 10:52

Autoritetet kanë evakuuar rreth 60,000 njerëz nga shtëpitë e tyre në Guangdong, pasi shiu i dendur që ra për disa ditë shkaktoi përmbytje masive në provincën më të populluar të Kinës.

Njëmbëdhjetë persona janë zhdukur, ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima.

Pamjet në mediat shtetërore dhe në internet tregojnë sipërfaqe të mëdha toke të përmbytura nga përmbytjet dhe shpëtimtarët që transportojnë njerëzit në varkat e shpëtimit në ujë të thellë.

Stuhia goditi më së shumti qytetet Shaoguan, Guangzhou, Heyuan, Zhaoqing, Meizhou dhe Huizhou. Shërbimet e shpëtimit u ndihmuan nga ushtria kineze, e cila po ndihmon në pastrimin e rrugëve, sipas Reuters.

Qeveria kineze miratoi dje zbatimin e planeve emergjente për shkak të kërcënimit të përmbytjeve në provincën Guangdong, që kërcënon 127 milionë banorë.

Meteorologët njoftuan dje se niveli i ujit në pjesë të caktuara të lumenjve në atë krahinë ka arritur një nivel që ndodh vetëm një herë në 50 vjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026