Dhjetëra mijëra të prekur nga përmbytjet në Tajlandë
Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive kanë prekur dhjetëra mijëra njerëz në pjesën jugore të Tajlandës, thanë zyrtarët më 25 dhjetor. Vërshimet bënë që disa rrugë dhe linja hekurudhore të mbylleshin.
Të paktën 12 shkolla në provincat Yala dhe Narathiwat janë detyruar të mbyllen, ndërsa pamjet e agjencisë së lajmeve AFP në këtë rajon tregonin shtëpi dhe dyqane të përmbytura dhe banorët që strehoheshin në katet e sipërme.
Shirat e dendur kanë shkaktuar gjithashtu probleme në det, me të paktën shtatë varka të fundosura në Gjirin e Tajlandës dhe Detin Andaman që nga 22 dhjetori.
Kompania shtetërore hekurudhore tha se kufizimi i qarkullimit bënte që trenat që shkonin në jug drejt kufirit të Malajzisë po ndaleshin në Yala, 100 kilometra larg destinacionit.
Autoritetet i kanë paralajmëruar banorët në provinca që të jenë gati të evakuohen nëse përmbytjet përkeqësohen.
Tajlanda goditet shpesh nga përmbytje, të cilat ndodhin në periudha të ndryshme kohore. Në pjesën jugore, sezoni i të reshurave më të dendura fillon në tetor dhe përfundon në mars.
Në vitin 2017, ky rajon ishte goditur nga përmbytjet më të mëdha në 30 vjetët e fundit, që kishin shkaktuar dëme të mëdha dhe kishin lënë 95 njerëz të vdekur.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës