Dhjetori i festave/ Rritet numri i turistëve në monumentet e Gjirokastrës
Atmosfera e festave të fundvitit në Gjirokastër ka rritur edhe numrin e turistëve vendas dhe të huaj të cilët vizitojnë monumentet e kulturës në stinën e dimrit. Pazari karakteristik dhe godinat muzeale në pjesën historike të qytetit, të zbukuruara me dritat shumëngjyrëshe po mirëpresin turistët.
Kalaja e Argjiros po vizitohet nga një numër më i lartë turistësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
“Edhe pse moti është pak i ftohtë, është shumë bukur këtu, ka shumë pamje të bukura të qytetit dhe ushqimi tradicional gjirokastrit është shumë i shijshëm” 0.03-0.10
“ Gjirokastra është një qytet i bukur dhe unë kam ardhur këtu sepse atmosfera e Krishtlindjeve është e mrekullueshme. Do të shkoj me pas në Pazarin karakteristik, i cili për Krishtlindje është dekoruar këndshëm. Kam dëgjuar që aty është bukur dhe do të jetë kënaqësi që ta vizitosh dhe të shikosh shumë njerëz përreth
“Menduam familjarisht që ngaqë çdo vit kemi shkuar nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, këtë vit vendosëm të vizitojmë një herë Gjirokastrën, të shikojmë si është atmosfera festive, gjithashtu të vizitojmë edhe kalanë ngaqë nuk kemi qenë ndonjëherë”
“Për herë të parë ndodhem në Gjirokastër në një vend historik, erdha nga Prishtina , kisha dëshirë ta vizitoj jam edhe me bashkëshorten, dëshironim të viinim së bashku të vizitonim shumë vende historike në Gjirokastër”
Përgjatë këtij viti kalaja e Gjirokastrës ka mirëpritur rreth 230 mijë turistë vendas dhe të huaj duke qenë monumenti më i vizituar në rang vendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)
Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj
Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 12:21 Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)
- 12:18 Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca