Dhoma e Përfaqësuesve do të hapë hetim zyrtar për shkarkimin e Biden
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të hapë një hetim zyrtar për shkarkimin e Presidentit Joe Biden, njoftoi sot republikani Kevin McCarthy.
Ai deklaroi se hetimi do të përqendrohet në “akuzat për shpërdorim të pushtetit, pengim dhe korrupsion” nga zoti Biden.
Republikanët kanë hetuar presidentin që kur morën kontrollin e Dhomës në janar. Seancat dëgjimore nuk kanë gjetur asnjë provë konkrete kundër Biden, megjithatë, ato kanë hedhur më shumë dritë mbi marrëdhëniet e biznesit të djalit të presidentit, Hunter Biden.
Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë kundër vendimit të Republikanëve.
Hunter Biden është aktualisht nën hetim federal për krime të mundshme tatimore që lidhen me interesat e tij me biznese jashtë vendit.
Njoftimi i së martës është hapi i parë në një proces politik që mund të rezultojë në një votim në Dhomën e Përfaqësuesve. Nëse fajësimi i presidentit miratohet me një shumicë të thjeshtë, vendimi kalon në Senatin Amerikan.
LEXONI GJITHASHTU:
Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)
Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe
Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave
- 11:42 Arbitri shqiptar Florian Lata do të gjykojë finalen e Euro U-17 mes Belgjikës dhe Italisë
- 11:30 Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)
- 11:29 Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, gjykata ndalon praninë e medias në seanca
- 11:20 Në të njëjtin orar në Vlorë, protesta për Zvërnecin, tubimi i PD-së dhe takim i PS-së me Ramën
- 11:14 Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:05 Familjarët e vrasësit të policit morën subvencione për bagëtitë ndërsa ai ishte në kërkim