Zonja e Parë në SHBA infektohet sërish me Covid-19, “frikë” për Biden
Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden, është infektuar sërish me virusin e Covid-19 të hënën në mbrëmje dhe po përjeton simptoma të lehta, njofton Shtëpia e Bardhë.
72-vjeçarja, e cila është vaksinuar dhe ka marrë përforcues, do të qëndrojë në shtëpi në Rehoboth Beach, Delaëare, ku ajo dhe presidenti Joe Biden kaluan një pjesë të fundjavës.
Presidenti Amerikan sipas Shtëpisë së Bardhë rezultoi negativ për virusin pas testimit të kryer.
Më pas Presidenti u kthye në Uashington DC vetëm të hënën mbrëma.
Biden, 80 vjeç, “do të testohet rregullisht këtë javë dhe do të monitorojë për simptoma”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Zonja Biden doli për herë të fundit pozitive për Covid në gusht 2022, disa javë pas infektimit të Biden. Asokohe të dy e kaluan infektimin me simptoma të lehta.
Testi pozitiv i gruas së tij vjen përpara një jave të ngarkuar për presidentin.
Ai do të udhëtojë në samitin e G20 në Indi të enjten, përpara një vizite të planifikuar për në Hanoi të dielën, ku do të takohet me liderët vietnamezë.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, plagosen 3 persona. Vritet 18-vjeçari, autori i ngjarjes
Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)
Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe
- 12:56 Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi
- 12:51 Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë
- 12:43 Vrasja e policit në Maliq, Berisha: Enea Mekolli dy herë hero, vrasësi i tij financohej
- 12:43 Ryshfet për vota, policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
- 12:29 Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit mes duartrokitjesh (VIDEO)
- 12:25 Rama pyetet për Zvërnecin në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: S’ka projekt të miratuar, pas protestave elementë iranianë