Dhuka: 2026 vit i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE! Do prezantojmë 12 nisma ligjore në Kuvend

20 Janar 2026 | 12:25

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka këtë të martë ka marrë pjesë në një konferencë për mediat së bashku me ministrin, Toni Gogu. Gjatë fjalës së tij, Dhuka u shpreh se në vitin 2025 Shqipëria çeli negociata për të gjitha fushatat për 33 kapituj.

Ajo shtoi se viti 2026 është vit i rëndësishëm në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE. Ajo theksoi se ky rrugëtim ka si qëllim që në vitin 2027 të arrihen kushtet për mbylljen e negociatave.

“Kjo është një punë komplekse, por edhe shumë pozitive sa i përket transformimit europian të vendit, që nga shtetit tek ekonomia, shërbimet për qytetarët, heqja e barrierave mes Shqipërisë dhe BE.

Mes çeljes së negociatave edhe mbylljes, Shqipëria duhet të japë një test aftësie si në pikëpamje të vullnetit për reforma europiane, si edhe aftësisë teknike dhe zbatuese të standardit europian në shërbime dhe jetën e qytetarëve. Shqipëria duhet të përgatitet me një numër reformash dhe përmirësimesh”, tha ajo.

Dhuka shtoi se do të prezantojnë 12 nisma ligjore që i ka në shqyrtim Kuvendi. Ajo u shpreh se këto nisma lidhen me forcimin e shtetit të së drejtës, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit, zbatimin më të mirë të reformës në drejtësi dhe mbrojtjes nga diskriminimi, mbështetjet për familjen.

“Kjo paketë prej 12 nismash ligjore të rëndësishme ka në përmbajtje 6 projektligje që i janë propozuar Kuvendit nga Këshilli i Ministrave dhe 6 projektligje që janë inciuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kjo paketë garanton progres në lidhje me standardin evropian dhe praktikën më të mirë në 3 grupe çështjesh të rëndësishme, luftën kundër krimit të organizuar, barazinë dhe drejtësinë sociale, mbrojtjen e familjes dhe së treti në masat për parandalimin e korrupsionit”, tha Dhuka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026