Dhuna dhe lojërat e fatit, shkaqet kryesore të divorceve në Durrës
Në Gjykatën e Durrësit vazhdojnë me intensitet gjyqet e divorceve. Numri i tyre vazhdon të jetë i lartë, aq sa muajt e fundit rezulton se 1 ndër 4 çifte përfundojnë në ndarje.
Arsyet kryesore, që japin ekspertët ligjorë dhe ata të fushës psikologjike, janë të ndryshme.
Për Krenar Bardhin, anëtar i kryesisë së Dhomës Vendore të Avokatisë, arsyet primare kanë të bëjnë me fenomene sociale.
“Arsyeja primare ka të bëjë kryesisht me fenomenet sociale. Është akoma fenomeni i lojërave të fatit, që ndikon shpesh në marrëdhënien në çift.”, tha ai.
Shqetësues mbetet një “fenomen” i ri, divorci për t’u martuar më pas me një shtetas të huaj. Eksperti ligjor thotë se në raste të tilla ndarja bëhet me pëlqimin e të dyja palëve.
Ndërsa, sipas punonjëses sociale pranë gjykatës Durrës, Afërdita Mehmeti, çiftet tani e shohin divorcin si zgjidhjen më të thjeshtë.
Ekspertja në zgjidhjet familjare shton se ky është vetëm hapi i parë dhe më pas vijnë pasoja më të mëdha, të cilat rëndojnë kryesisht mbi gratë dhe fëmijët.
“Normalisht një nënë e divorcuar ka më shumë problematika, i duhet më shumë kohë për të punuar që të zgjidhë anën ekonomike. Duke qenë se jemi dhe në një krizë ekonomike dihet tashmë që kjo ka avancuar gjithmonë e më shumë. Edhe me dy prindër është vështirë, jo më me vetëm një prind.”, thotë ekspertja.
Lajmi i mirë është se janë minimizuar rastet e shkurorzimit për shkak të dhunës në familje.
Evidencat statistikore të marra nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës tregojnë se në 2 vitet e fundit ka pasur në total 1089 vendime me objekt “Zgjidhje martese”, 586 prej të cilave vetëm gjatë vitit që lamë pas.
LEXONI GJITHASHTU
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup