Dhuna ndaj Erion Isait: Shpresoj që Lumanit t’i dalë rakia shpejt, dha version banal
Erion Isai, kryetari i Bashkisë Kolonjë i cili u raportua se është dhunuar disa orë para zgjedhjeve, u shfaq para kamerave me hundën e dëmtuar për t’i bërë apel qytetarëve të votojnë për cilin kandidat të duan në zgjedhjet e 14 majit.
Ai u shpreh se i vjen turp të ketë një vëmendje të tillë, jo prej zgjedhjeve, por prej dhunës së ushtruar nga kundërshtarët.
“Mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi ‘Kanan Tafili’ me historira bllokime rrugësh dhe absurditete, banalitete që nuk i kanë hije të gjithë Shqipërisë, jo vetëm Kolonjës që e ka treguar se dhunën e refuzon dhe e refuzon me forcë.
Kolonja për këtë rast ka një shprehje shumë të bukur ‘gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë’ dhe më vjen keq për gjithë incidentin dhe gjëja që më vjen më shumë keq është që kur të kërkohet në Google, Kolonjë do të dalë dhe kjo histori e shëmtuar,” – u shpreh Isai.
Kryebashkiaku i Kolonjës tha se versioni që ka dhënë kundërshtari i tij nga “Bashkë Fitojmë” është për të ardhur keq, ndërsa shtoi se as nuk e njihte dhe për herë të parë e pa ditën e djeshme. Isai komentoi fytyrën e tij si të “shpërfytyruar”, ndërsa fajin ja la ose pijes, ose dëshpërimit.
Sipas tij stafi i tij ka treguar qytetari, duke hedhur poshtë akuzat e Lumanit i cili deklaroi se truprojat e Isait për pak e kanë goditur edhe në prani të shefit të komisariatit të Kolonjës.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në