Dhuna ndaj KFOR-it në Veri, zyrtari i rëndësishëm i BE-së mbërrin në Kosovë
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries, ka mbërritur këtë të martë në Kosovë. Shkak për vizitën e tij ëshë bërë përshkallëzimi i situatës në Veri, ku pjesëtarët e KFOR-it janë goditur nga huliganët serbë.
Fries pritet të takohet me liderët institucionalë në Prishtinë për të diskutuar në lidhje me zhvillimet politike dhe çështjen e sigurisë.
Paraprakisht ai u takua me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ndër të tjerash diskutuan për agjendën e sigurisë evropiane.
“Me kënaqësi e mirëpres zëvendëssekretarin e Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries, për vizitën e tij në Kosovë. Diskutuam zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe agjendën evropiane të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Szunyogut në Twitter.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë