Dhuna në Fushë-Krujë, FSHF dënon me gjoba dhe pezullim Ilirinë

5 Dhjetor 2025 | 21:42

Komisioni i Disiplinës ka marrë masa të forta ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës pas ngjarjeve të dhunshme të regjistruara përpara ndeshjes me Skënderbeun në Kategorinë e Parë.

Sipas vendimit zyrtar, klubi është gjobitur me 500 mijë lekë, ndërsa të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit në të cilat Iliria është skuadër pritëse do të zhvillohen në një fushë asnjanëse, jo më afër se 50 kilometra nga stadiumi i Fushë-Krujës.

Pezullime të ashpra janë vendosur edhe për lojtarët Adolf Selmani, Brajan Selmani dhe Bruno Arrabal, të cilët do të mungojnë për katër ndeshje. I njëjti dënim është dhënë edhe për zyrtarin e klubit Jornels Selmani.

Pavarësisht situatës, ndeshja ndaj Skënderbeut është konfirmuar të zhvillohet më 17 mars, në stadiumin “Elbasan Arena”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026