Dhuna në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, mësuesit në grevë, kërkojnë veprime institucionale
Përmes një greve dy orëshe nisi dita në shkollën “Pavarësia”, në Prishtinë, si reagim ndaj veprimeve të disa nxënësve gjatë procesit edukativo-arsimor, përfshirë dhunën fizike, fyerjet, sharjet dhe ofendimet ndaj mësimdhënësve.
Mësimdhënësit e kësaj shkolle kësisoj protestuan duke mos i mbajtur dy orët e para të mësimit, derisa paralajmëruan se do të ndërpresin procesin mësimor në rast se nuk ndërmerren veprime institucionale, shkruan KosovaPress.
Greva e sotme erdhi pas një videoje ku shihet mësuesuesi teksa rrihte një nxënës në këtë shkollë, e më pas ky i fundit e godet me shqelm mësuesin. Sipas versionit të kolektivit të mësimdhënësit i cili është ndaluar për 48 orë, aty është prerë vetëm pjesa në fund dhe se nuk është paraqitur e gjithë ngjarja.
Përfaqësuesi nga shoqata sindikale e shkollës, Ardit Ukaj tha se dhuna nuk ka vend në shkolla e ku ka kërkuar mbrojte për mësimdhënësit.
Ai teksa tha se orët e humbura për shkak të grevës nuk zëvendësohet, theksoi se nuk kërkojnë ndërrimin e shkollës për nxënësin por vetëm të ndërmerren masa.
“Nuk po kërkoj ndërrimin e shkollës për nxënësin, por të merren masat e duhura nga personat kompetent dhe rasti të trajtohet në mënyrë të duhur sipas legjislacionit por edhe të bëhet një rishikim i legjislacionit që legjislacioni t’i përshtatet vendit ku jemi”, tha ai.
Sipas Ymer Ymerit nga SBASHK organet e drejtësisë duhet ta shqyrtojnë urgjentisht rastin, të dalin me të vërtetën dhe të vendosin masa, si dhe të lirohet mësimdhënësi nëse konstatohet se paraburgimi është i padrejtë.
SBAShK mbështet vendimin e mësimdhënësve që protesta të kufizohet vetëm në dy orë dhe të mos ndërpritet tërësisht mësimi, tha Ymeri derisa theksoi se edhe shkolla të tjera kanë shprehur solidaritet me ndërprerje simbolike të orëve. E, nëse rasti nuk sqarohet shpejt, ai paralajmëroi se, veprimet sindikale mund të përshkallëzohen.
Me këtë protestë u bë e ditur se është solidarizuar edhe shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali”. Nëri nga arsimtarët aty ka treguar se kolegu i tij është sulmuar në pushim, duke thënë se nxënësi ishte organizuar vetë i 10-ti për ta sulmuar mësuesin.
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS