Dhunë në Novi Sad, studentët akuzojnë mbështetësit e pushtetit për sulm gjatë protestës
Së paku tre protestues antiqeveritarë u lënduan mbrëmjen e 16 shkurtit në incidente në qendër të Novi Sadit, ku, të ndarë nga kordone policore, protestuan njëkohësisht edhe mbështetës të pushtetit.
Studentët që organizuan protestën kundër Qeverisë së Serbisë, akuzuan mbështetësit e pushtetit se i sulmuan para ndërtesës së Teatrit Kombëtar Serb.
Ata thanë se disa burra, të veshur me të zeza, i kanë goditur me shqelma, i kanë shtyrë dhe i kanë rrahur, ndërsa policia, fillimisht, nuk ka reaguar.
Në atë kohë, brenda ndërtesës së teatrit po mbahej një akademi solemne me rastin e 200-vjetorit të themelimit të institutit kombëtar serb “Matica srpska”.
Në këtë aktivitet folën kryetari i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, Millosh Vuçeviq, dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishin edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë ministra dhe kryetarin e qytetit të Novi Sadit.
Ngjarja u mbajt derisa protestat kundër Qeverisë në Serbi vazhdojnë për më shumë se 15 muaj. Ato nisën pas një incidenti në stacionin hekurodhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, në nëntor të vitit 2024.
Protestat filluan me thirrjen për përgjegjësi, për të vazhduar më pas me kërkesat për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dorëheqjen e pushtetit.
Si erdhi deri tek incidentet?
Disa qindra mbështetës të partisë në pushtet u mblodhën në hyrje të ndërtesës së teatrit. Rreth tyre ishin vendosur forca të shumta policore, të cilat i pengonin protestuesit antiqeveritarë që t’u afroheshin.
Dëshmitarët i thanë gazetares së Radios Evropa e Lirë se, në një moment, mbështetësit e pushtetit u vërsulën drejt një grupi studentësh dhe gazetarësh para teatrit.
“Nuk e di se si filloi, ndoshta i njohën që ‘nuk ishin nga grupi i tyre’. Pashë një djalë që po e godisnin në kokë, një vajzë e rrëzuan në tokë dhe e shqelmuan. I rrahën për një kohë. Pastaj, policia filloi të ndërhyjë dhe ta shoqërojë grupin që ishte sulmuar në anën tjetër të kordonit”, tha Igori nga Novi Sadi.
Studentët antiqeveritarë publikuan në rrjetet sociale video nga pjesë të sulmit. Një nga videot u publikua në Instagram, me përshkrimin: “Mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) sulmuan kolegët tanë”. Nga kjo parti, deri më tash, nuk ka ndonjë reagim./ REL
Defekt në sistem, bllokohet qarkullimi trenave në Gjermani
Franca regjistron ditën më të nxehtë të të gjitha kohërave, ndërsa vala e të nxehtit intensifikohet
Tronditje në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest
- 07:36 Ministri kenian urdhëron ndalimin e ndërtimit të qendrës amerikane të karantinimit për Ebolën
- 07:31 Presidenti iranian: Programi raketor nuk është pjesë e marrëveshjes me SHBA-në
- 07:27 Trump kritika Senatit: Po ma vështirësoni punën, Irani është gati për t’u rrëzuar
- 07:15 Defekt në sistem, bllokohet qarkullimi trenave në Gjermani
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet