Presidenti iranian: Programi raketor nuk është pjesë e marrëveshjes me SHBA-në

24 Qershor 2026 | 07:31

Presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian tha të martën se raketat e Iranit nuk janë pjesë e memorandumit të mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara.

“Diskutimi mbi raketat tona nuk ekziston në Memorandumin e Mirëkuptimit dhe nuk do të ekzistojë kurrë”, tha Pezeshkian gjatë një konference për shtyp në Pakistan.

Ai e mbrojti programin raketor të Iranit si thelbësor për mbrojtjen kombëtare.

“Nëse nuk do të kishim raketat që përdorim për mbrojtjen tonë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do ta kishin shkatërruar Iranin”, shtoi ai.

Pezeshkian i bëri komentet gjatë një vizite në Islamabad, ku zhvilloi bisedime me zyrtarë pakistanezë mbi lidhjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara publikuan tekstin zyrtar të memorandumit të mirëkuptimit të arritur me Iranin.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane lexoi dokumentin me 14 pika, i cili përfshin dispozita për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, lehtësimin e disa kufizimeve financiare ndaj Iranit dhe përcaktimin e pritjeve për bisedimet e ardhshme teknike mbi programin bërthamor të Iranit.

Teksti i publikuar nuk përmend asnjë kërkesë që Irani të kufizojë programin e tij të raketave ose aftësitë e tij më të gjera mbrojtëse. I vetmi kufizim i qartë në lidhje me armët ka të bëjë me premtimin e Iranit për të mos “prodhuar ose zhvilluar armë bërthamore”.

Presidenti amerikan, Donald Trump më parë e kishte bërë kufizimin e programit raketor të Iranit një arsyetim qendror për operacionet ushtarake amerikane, qëndrimi i tij ndryshoi gjatë negociatave diplomatike. Ai deklaroi në samitin e G7 javën e kaluar se raketat nuk janë problemi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump urdhëron Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për çmimet e larta të benzinës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën në mëngjes se i kishte urdhëruar Departamentit të Drejtësisë të hetonte kompanitë e naftës për çmimet e...
08:10 | 24/06/2026

Kim Jong Un: Marina e Koresë së Veriut po pajiset me armë bërthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se forcat e tij të armatosura po “pajisin Marinën me armë bërthamore”, raportuan mediat shtetërore të...
08:04 | 24/06/2026

“Klientët po mashtrohen”, Trump: Departamenti i Drejtësisë të shqyrtojë mashtrimin nga kompanitë e benzinës

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën në mëngjes se kishte urdhëruar Departamentit të Drejtësisë të hetonte atë që ai e quajti “mashtrim” nga kompanitë...
07:55 | 24/06/2026