Dhunoi familjarët, përfundon në pranga 21-vjeçari në Elbasan

22 Prill 2025 | 13:36

Dy arrestime në flagrancë janë bërë këtë të martë në Elbasan. Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë B. K., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 21 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. P., 22 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Cërrik”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin S. Rr., 59 vjeç, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-Q. Gj., 25 vjeç dhe Y. Gj., pasi kanë goditur me grushte shtetasin L. O., 35 vjeç, për motive të dobëta;

-F. A., 58 vjeç, A. D., 47 vjeç F. Ç., 52 vjeç, K. A., 36 vjeç, S. H., 34 vjeç, E. A., 28 vjeç, F. H., 46 vjeç, M. Ç., 60 vjeç, M. Ç. 30 vjeç dhe A. A., 41 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, kanë bllokuar për disa minuta lëvizjen e mjeteve në këtë aks, me pretendimin se rruga që po ndërtohet aty, kalon në fshatin Hotolisht dhe rrezikon banesat e banorëve të fshatit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. F., 19 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. H., 57 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026