Arrestimet në UBT, Bardhi e Peleshi debat për fjalimin e rektorit para grupit të PS

27 Shkurt 2025 | 17:12

Operacioni i SPAK në Universitetin Bujqësor të Kamzës është shndërruar temë debate edhe në seancën plenare të kësaj të enjte mes krerëve të grupeve parlamentare të PS dhe PD.

Gazment Bardhi duke e cilësuar si shkelje të Kushtetutës dhe ligjit fjalën që rektori i UBT mbajti para grupit parlamentar socialist, ironizoi duke thënë që me këtë lloj standardi maxhoranca duhet të dëgjojë çdo kriminel që është burgosur nga SPAK.

“Një rektor sipas Kushtetutës dhe ligjit presupozohet të jetë i depolitizuar, kërkoi strehim në grupin tuaj parlamentar për të justifikuar një aferë të rëndë korruptive që ka ndodhur në Universitetin Bujqësor të Tiranës”, tha Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD.

Në kundërpërgjigje, kreu i Grupit Parlamentar socialist Niko Peleshi e cilësoi dezinformim atë që deklaroi Bardhi, duke shtuar se problemet e brendshme të partive nuk duhet të sillen në foltoren e Kuvendit.

“As rektori, as kryetari i PS, as kryeministri nuk ka thënë se PS do të mbajë një anë apo të thotë se kush është fajtor. Nëse kjo lidhet me tymnajat që ju shkaktoni për shkaqet tuaja të brendshme  të zgjedhjeve dhe primareve dhe doni ta transferoni këtu në Kuvend, është zgjedhja juaj”, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS, Peleshi.

Debatet për këtë çështje vijuan edhe më tej e në disa raste me tone të larta nga deputetët e të dyja krahëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026