Dhunoi me grushte anëtarët e kabinetit, flet deputeti Lushtaku: Ja përse e bëra
Deputeti Mërgim Lushtaku, personi i cili inicioi dhunën në Kuvendin e Kosovës dhe që goditi anëtarët e kabinitetit qeveritar, ka thënë se veprimet e tij ishin një reagim ndaj qeverisë që bashkëpunon me kriminel si Milan Radojiçiç.
Lushtaku mohoi të jetë ai iniciuesi i dhunës dhe akuzoi zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi si shkaktar duke cënuar fjalën e lirë.
Spërkatjen me ujë të kryeministrit Kurti, Lushtaku e cilësoi si “freskim” të qeverisë.
”Edhe nëse më vrasin, kam me qëndru i fortë, qysh ka qëndru familja ime në kohën më të vështirë ndaj okupatorit serb. Edhe pse mundohen me na e ndalë fjalën e lirë, ata kurrë nuk do të munden me na ndalë. Sepse të gjithë dëshmorët e kombit janë sakrifikuar për këtë liri.
Si aksion politik që pati PDK me paraqitjen e pankartave, se kjo Qeveri është ”Zdravo”, e në këtë frymë nuk e kemi prit që një zëvendëskryeministër të dhunojë demokracinë”, tha ai.
Lushtaku tha se veprimet e tij erdhën pas goditjes me shishe nga zëvendëskryeministri Bislimi.
”Prandaj unë duke parë të gjitha këto sulme drejt meje dhe kolegëve të mi, ku një shishe me ujë komplet më është gjuajtur mua nga zëvendëskryeministri Bislimi, ku edhe ministrja Haxhiu erdhi më shtyu, dhe ministri Murati kishte një mjet të fortë, e natyrshëm edhe unë kam reagu”, tha ai.
Çfarë ndodhi vërtetë në Kuvendin e Kosovës?
Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi ai largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazh të kryeministrit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty.
Lushtaku hodhi ujë dhe ndaj kkryeministrit Albin Kurti i cili ishet duke folur në foltoren e parlamentit.
Më pas, ministri Hekuran Murati, doli në mbrojtje të kryeministrit Kurti, ndërsa zëvendëskryeministri Bislimi hodhi një shishe plastike në drejtim të Lushtakut.
Pastaj, situata u agravua me një përleshje mes deputetëve të PDK me ministrin e Financave, Hekuran Murati, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.
Është dashur thirrja e policisë nga ana e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca që të bëhet qetësimi i situatës.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve