Dhunuan dhe mbajtën rob për disa muaj një grua, 5 të arrestuar në Teksas

6 Nëntor 2025 | 14:40

Një rast dhune dhe keqtrajtimi është zbuluar në Austin të Teksasit. Mësohet se një grua u gjet gjysmë e zhveshur, e torturuar dhe e lidhur me zinxhirë në një strukturë metalike në oborrin e një shtëpie.

Policia ka arrestuar pesë persona të cilët, sipas autoriteteve, e mbajtën atë rob dhe e abuzuan për muaj të tërë. Incidenti u bë i ditur më 30 tetor, kur fqinjët telefonuan shërbimet e emergjencës pasi dëgjuan britma për ndihmë.

Oficerët që mbërritën në vendngjarje e gjetën  gruan të lidhur në një mbajtëse thesi boksi, me lëndime të rënda dhe shenja të dukshme të abuzimit të zgjatur. Përpjekjet fillestare për ta liruar dështuan, pasi prangat metalike ishin shumë të ngushta, duke kërkuar ndërhyrjen e Departamentit të Zjarrfikësve, i cili i preu lidhjet me pajisje speciale.

Gruaja u dërgua menjëherë në spital. Mjekët konfirmuan se ajo kishte lëndime nga izolimi afatgjatë, shenja të thella në krahë dhe këmbë, djegie dhe plagë. Sipas dëshmisë së saj, gruaja njihte njërën nga të pandehurat , 51-vjeçaren Michelle Garcia me të cilën ishte shoqe.

Sipas saj në një moment ata thjesht vendosën që nuk e pëlqenin më dhe e mbajtën rob në oborr. Burrat e arrestuar përballen me akuza të rënda për rrëmbim, lëndim të rëndë trupor, abuzim dhe mbajtje të paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026