English

Dhurata e re e Verstappen, holandezi me jaht të ri prej 12 milionë paundësh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Maks Verstappen po kalon momente të jashtëzakonshme në botën e Formula 1, ku disa javë më parë u shpall sërish kampion bote. Holandezi vijon përgatitjet në prag të edicionit të ri, por nuk lë pas dore veten, duke e shpërblyer me një jaht të ri që vlen 12 milionë paundësh. 25-vjeçari u pa së bashku me partneren e tij në Itali, teksa shihte nga afër blerjen e re, që duket e jashtëzakonshme. Një mjet lundrues me kapacitet për 12 persona, Magusta Gransport 33 është vënë në punë vetëm 2 vite më parë, ndërsa ka në total 8 kabina.

- Advertisement -

Aktualisht, mjeti lundrues që është në pronësi të Verstappen po qëndron i ankoruar në kantierin e anijeve Overmarine në Itali. Më tej, ai do të zhvendoset drejt Monakos, ku ndodhet një prej shtëpive të 4 herë kampionit të botës në Formula 1.

Verstappen njihet për jetën e tij luksoze, ku ka një koleksion makinash që shkojnë afro 10 milionë euro, dhe është parë gjithashtu duke udhëtuar me një avion privat. Më herët, ishte Fernando Alonso që lancoi superjahtin e tij të ri, teksa Eddie Jordan diçka të tillë e cilësoi si një dalje në pension.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?