Dhuro gjak, shpëto jetë! Mesazhi sensibilizues nga Euronews Albania për fëmijët talasemikë
Rreth 300 fëmijë talasemikë kanë nevojë të vazhdueshme për gjak. Në këtë periudhë pandemie, beteja e tyre është bërë më e vështirë. Euronews Albania iu përgjigj thirrjes për të dhuruar gjak.
Gazetarë, operatorë, montazhierë, pjesëtarë të programacionit të gjithë u bënë bashkë për fëmijët talasemikë.
“Shpresoj që dhurimi i gjakut jo vetëm nga unë, por edhe nga kolegët e mi, të shërbejë si shtysë edhe për personat e tjerë,” – tha gazetari Merin Maçi.
“Situata e fëmijëve talasemikë është shumë serioze, shpresoj që me nismën e ndërmarrë nga Euronews Albania, t’u vimë në ndihmë këtyre fëmijëve,” – tha gazetarja Aida Topalli.
“Në kohët që jetojmë nuk ka vetëm pandemi, ka edhe talasemi, prandaj u bëj thirrje të gjithëve të dhurojnë gjak, të shpëtojnë jetë,” – apeloi gazetari Ardit Hoxha.
“Nuk duhet të harrojmë në asnjë moment fëmijët, që kanë nevojë për gjak, për kujdesin tonë, t’u japim një mundësi që të nesërmen ta kenë si gjithë fëmijët e tjerë,” – u shpreh gazetarja Esmeralda Mulaj.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta