Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, analistët të ndarë në qëndrime

21 Qershor 2024 | 17:48

26 qershori do të jetë data kur procesi i dialogut Kosovë – Serbi pritet të rikthehet në tavolinë në Bruksel. Kjo pasi tashme është konfirmuar takimi i nivelit te larte ndërmjet kryeministrit te Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. 

Por, pse erdhi ky takim ne këtë kohe, kur BE është ne proces te zgjedhjes se lidershipit te ri, pas zgjedhjeve te 9 qershorit. 

“Emisarët e dialogut nga ana e Bashkimit Europian, Borrell dhe Lajçak, janë në një fazë kritike në kuadër të dialogut sepse janë duke përfunduar mandatet e tyre dhe çdo sukses apo dështim, duhet t’u faturohet atyre në fund”,-tha analisti Gazmir Raci.

Por, pak me ndryshe e sheh analisti Bekim Kabashi. Sipas tij, Borell dhe Lajcak janë te vetëdijshëm qe koha e tyre ka përfunduar. 

“Kosova nuk ka interes që ky proces të shkoj përpara. Vetë forma se si është pritur në Kosovë, Lajçak, i dërguari i BE-së tregon se nuk ka interes të shkohet tutje”,-tha Bekim Kabashi.

Kabashi thotë se ne asnjë variant nuk pret ndonjë rezultat nga takimi i 26 qershorit. 

“nuk mendoj se zoti Kurti do të marrë përsipër një kompromis kaq të madh, të cilin e ka kundërshtuar edhe Kosova. Kosova vazhdon të jetë në sanksione për shkak të kësaj linje që ka ndjekur zoti Kurti në procesin e dialogut”,-tha Kabashi.

Ndërsa, Raci thotë se mund te ketë lëvizje nëse BE vjen me propozime te qarta. 

“Nëse nuk ka plan të balancuar dhe ende insistohet që kërkesat e Serbisë të zbatohen fillimisht, nuk shikoj proces në këtë dialog në këtë fazë”,-tha Raci.

Takimi Kurti – Vuçiç vjen vetëm pak dite pas një vizite te befasishme te emisarit evropian për dialog, Miroslav Lajçak ne Prishtine e Beograd. Edhe pse ai nuk u prit nga Kurti, ftesa qe kishte sjell diplomati sllovak, te cilit i është zgjatur mandati deri ne janar, u pranua nga kryeministri i Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026