Digjen dy automjete në Korçë, rrethanat mbeten ende të paqarta

18 Korrik 2025 | 08:04

Mëngjesin e kësaj të premte, dy mjete janë përfshirë nga flakët në një lagje periferike të qytetit të Korçës, ku njëri prej tyre është djegur plotësisht.

Mjetet ishin të parkuara në hyrje të një pallati pranë kryqëzimit të njohur si “1 Maji”.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Aktualisht nuk ka të dhëna nëse zjarri është shkaktuar qëllimisht apo ka qenë aksidental.

Mjeti i djegur plotësisht ishte i pajisur me impiant gazi. Të dy pronarët e mjeteve janë banorë të të njëjtit pallat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026