‘Dikush duhet të flasë me Rusinë’, Turqia refuzon sanksionet
Turqia nuk planifikon të vendosë sanksione ndaj Moskës, duke thënë se një kanal i komunikimit me Rusinë duhet të mbahet i hapur, tha këshilltari i presidentit turk, Ibrahim Kalin.
Ai tha “duhet të ketë një aktor që mund të flasë me Rusinë”.
“Ne duhet të veprojmë në bazë të prioriteteve të vendit tonë. Duhet të ketë një palë të aftë për të zhvilluar bisedime me Rusinë. Kush do të flasë me Rusinë nëse të gjitha urat digjen? Ne nuk planifikojmë të vendosim sanksione në mënyrë që ta mbajmë këtë kanal të hapur”, theksoi Kalin.
Kalin shtoi se Ankaraja nuk ka ndërmend të marrë masa që do të dëmtonin Turqinë.
“Ne mbajmë marrëdhënie të ngushta me Rusinë në fusha si turizmi, furnizimet me gaz natyror dhe bujqësia,” shpjegoi ai.
Përveç kësaj, sipas zëdhënësit të Edrogan, “Konventa e Montreux ka luajtur një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Detin e Zi”.
Ditë më parë, presidenti turk Erdogan ka thënë se Turqia, si vend anëtar i NATO-s, do të vazhdojë të luajë rol në dhënien fund të luftës që ka hyrë në ditën e gjashtë, që Ankaraja do të vazhdojë të mbajë lidhje me Moskën dhe Kievin, dhe se shteti i tij do të zbatojë traktatin ndërkombëtar që i kufizon qasjen anijeve luftarake ruse në ngushticat turke në Detin e Zi.
Më 28 shkurt, Erdogan ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës “është i papranueshëm” dhe se Turqia do të respektojë angazhimet që ka ndaj Aleancës, ndonëse nuk do të shpërfillë “interesat rajonale” në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta