Dinamika e vrasja së shqiptares shtatzënë, partneri e qëlloi me thikë në mitër

9 Janar 2024 | 12:11

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë për vrasjen brutale të Georgia Muratit në Greqi.

41-vjeçarja shtatzënë u ekzekutua natën e ndërrimit të viteve nga bashkëshorti i saj grek, i ndihmuar dhe nga një miku i tij.

Siç rezultoi nga hetimi i policisë greke, dy personat i kishin zënë pritë në banesën e partnerit dhe në momentin që ajo mbërriti, nën kërcënimin e thikës i kanë vënë prangat i bllokuan gojën me ngjitës.

Ata më pas e çuan atë në dhomën e gjumit, ku i shkaktuan plagë të shumta me thikë në zonën e qafës së mitrës së majtë dhe të djathtë.

Më pas morën një valixhe në bagazh dhe në të venmdosën trupin e gruas së pajetë, të cilin më pas e transportuan me makinë në një zonë me shkurre në Halkidiki.

Më pas janë kthyer në vendin e krimit, ku janë përpjekur të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën dhe duke hedhur në mënyrë të njëpasnjëshme provat e krimit, si rrobat dhe sendet personale të viktimës, mjetet e ekzekutimit, si dhe dyshekun e krevatit.

Pasi kanë kryer veprimet e mësipërme, kanë vendosur mbi shtrat një dyshek tjetër.

Dy burrat pretendojnë se nuk kanë dashur ta vrisnin gruan fatkeqe, por ta grabitnin.

Shoku i partnerit të 41-vjeçares tha se ishte thirrur për ta ndihmuar 39-vjeçarin për një grabitje dhe jo për vrasje.

Edhe partneri pretendon se donin ta lidhnin gruan për të shkuar më pas në shtëpinë e prindërve dhe për të kërkuar para.

Por sipas ekspertëve plani i grabitjes është inskenuar për të fshehur planin e vrasjes me paramendim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026