Diplomati: Pse Gjermania po kërkon të kthehet në fuqi ushtarake në Europë

6 Mars 2025 | 11:18

Në një intervistë për Euronews Albania, ish-ambasadori dhe diplomati Jorgji Kote komentoi situatën politike dhe ushtarake në Europë, duke u fokusuar në rrezikun që paraqet Rusia dhe zhvillimet e fundit në ushtrinë gjermane.

Diplomati tha se Rusia është një rrezik i madh për Bashkimin Europian dhe për stabilitetin ndërkombëtar. Ai nënvizoi se për herë të parë që nga viti 1945, aleanca perëndimore është vënë në dyshim, duke u përballur me një krizë të thellë të besimit. Kote theksoi se administrata amerikane ka ndryshuar qasjen ndaj politikës ndërkombëtare, duke pranuar se ka pasur një krizë të pariparueshme.

“Shpresat nuk janë humbur, por situata është e komplikuar. Europa, siç e tha Ursula von der Leyen, është në kërkim të një ‘ri-amortizimi’ të saj. Një ide e tillë është mbështetur edhe nga ish-kancelari gjerman, Joschka Fischer, i cili ka kërkuar që Gjermania të mbajë të njëjtat qëndrime që pati pas Luftës së Dytë Botërore, siç ishte politika e Konrad Adenauer,” tha Kote.

Ai theksoi se Gjermania tani po kërkohet të bëhet një fuqi ushtarake e fortë, përkundër qëndrimit të saj të mëparshëm të paangazhuar ushtarakisht.

Sipas Kotes, ky proces është një hap i domosdoshëm për Europën dhe për forcimin e sigurisë në rajon. Ai shpjegoi se Europa duhet të rrisë mbrojtjen e saj, duke u fokusuar në forcimin e aleancave dhe forcimin e vetvetes, për të pasur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kontinentit megjithatë tha se nëse sot Rusia mund të sulmonete Evropën ose Gjermaninë do e kishte të pamundur të fitonte.

“Ky është një moment kyç, ku Europa po kërkon të riformohet dhe të bëhet një aktor më i fuqishëm në politikën botërore, duke iu përgjigjur sfidave të reja që po paraqiten nga Rusia dhe kërcënime të tjera që mund të dalin në të ardhmen”, tha ai.

Kote theksoi se Ukraina doli “kockë e fortë” dhe pas tre viteve luftë ka treguar se është ushtria më e fuqishme në Europë. Ai vuri në dukje se Ukraina ka krijuar një përvojë të paprecedentë në luftë që as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë pasur duke vënë në dukje sipas tij dështimet në Irak dhe Afganistan.

“Ukraina sot është shteti më i fuqishëm në Europë, ka ushtrinë më të madhe, ka përvojë lufte që as Amerika nuk ka pasur në luftërat e saj, dhe ka mbështetje të fuqishme nga aleatët europianë dhe amerikanë,” tha Kote.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se vendet evropiane po kontribuojnë në vazhdimin e konfliktit në Ukrainë përmes ndihmës së tyre...
15:50 | 25/06/2026

Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi të enjten në Bahrein se vendet e Gjirit nuk mbështesin vendosjen e asnjë takse apo tarife për...
15:43 | 25/06/2026

Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë. Macron foli me presidenten...
14:25 | 25/06/2026