Disa shkallë të Kullës Eiffel dalin në ankand, pritet të shiten deri 150 mijë euro
Disa shkallë të Kullës Eiffel do të dalin në ankand në kryeqytetin francez muajin e ardhshëm. Seksioni nr. 1 i shkallëve origjinale spirale lidhte katin e dytë dhe të tretë të kullës kur u hap në vitin 1889.
E bërë prej çeliku dhe llamarine të fiksuar me gozhda, ajo përbëhet nga 14 shkallë që mbështeten në një bazë në formë kryqi dhe ka një lartësi prej 2.75 metrash dhe diametër prej 1.75 metrash.
Për gati një shekull, vizitorët ngjiteshin në majë të Eiffel nëpërmjet këtyre shkallëve, por në vitin 1983 monumenti iu nënshtrua një riparimi të madh dhe pjesë të shkallëve u çmontuan dhe u zëvendësuan me ashensorë.
Më 21 maj, kjo pjesë e shkallëve historike do të shitet në ankand nga departamenti Art Deco i Artcurial në Paris. Sipas një njoftimi në faqen e internetit të Artcurial, pritet që çmimi i ankandit të arrijë midis 120,000 euro deri 150,000 euro.
Në Francë, seksione mund të gjenden në dy muze të Parisit: Musée d’Orsay dhe Cité des Sciences. Ekziston gjithashtu një seksion në Francën lindore, në Musée de l’Histoire du Fer.
Valë e re e të nxehtit, sa do të shënojnë temperaturat në Francë
Zelensky: Samiti i G7 në Francë solli rezultate për Ukrainën
Gjermania shqyrton të marrë pjesë në misionin e mbrojtjes në Ngushticën e Hormuzit
- 14:04 Danimarka do të dërgojë 850 trupa në Letoni nën rotacionin e NATO-s
- 13:57 Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Elbasan, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe policia
- 13:47 Balla: PE miraton me 483 vota pro Rezolutën për Shqipërinë, vlerësim i rëndësishëm për rrugën drejt BE-së
- 13:41 Trump: Pakti me Iranin nuk është përfundimtar, nëse nuk më pëlqen, do qëllojmë!
- 13:35 Policia procedon 16 protestues, 2 në kërkim: U futën në ‘fun zone’ te Sheshi ‘Skënderbej’ dhe penguan qarkullimin
- 13:24 Pentagoni: Inteligjenca artificiale “Grok” u përdor për operacione të shpejta sulmi në konfliktin me Iranin