Disa të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit
Së paku gjashtë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ruse me artileri dhe raketa në Ukrainë më 21 qershor. Moska, ndërkohë, pretendoi se Kievi kreu sulm “masiv” me dronë në Krimenë e okupuar dhe në disa rajone të tjera brenda Rusisë.
Pesë civilë u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën nga granatimet ruse në zonat civile në Donjeck, i cili u sulmua 22 herë në 24 orët e fundit, tha shefi i administratës rajonale ushtarake, Vadym Filashkin.
Shtëpi banimi, ndërtesa të tjera dhe objekte të infrastrukturës u dëmtuan nga sulmet ruse, shtoi Filashkin.
Në rajonin jugor Herson, një person u vra dhe një tjetër u plagos nga granatimet dhe bombardimet ruse që u kreu nga lumi Dnjepër, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin.
Në përgjithësi, 15 vendbanime u sulmuan në këtë rajon, përfshirë kryeqytetin rajonal, Herson, tha Prokudin, duke shtuar se një numër shtëpisë banimi u shkatërruan nga sulmet me artileri.
Në rajonin verilindor Harkiv, i cili është duke u përballur me sulme të vazhdueshme ruse në muajt e fundit, një person u plagos nga sulmet gjatë natës, tha guvernatori rajonal Oleh Synyehubov.
Edhe rajonet Dnipropetrovsk, Zaporizhja dhe Sumi u sulmuan, thanë zyrtarët lokalë.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kundërajrorët e saj i rrëzuan 114 dronë ukrainas mbi Krimenë e okupuar dhe në rajonet ruse Krasnodar, Briansk dhe Volgogard më 21 qershor. Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën, sipas saj.
Rafineria e naftës në Seversk të Krasnodarit u godit nga copëzat e dronëve të rrëzuar, të cilat shkaktuan një zjarr që u shuan menjëherë nga zjarrfikësit, tha guvernatori rajonal Veniamin Kondratyev në Telegram.
Një person u vra si pasojë e rënies së copëzave të dronëve të rrëzuar pranë një stacioni autobusësh në Krasnodar, tha ai, shkruan REL.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se në dy netët e fundit, forcat ukrainase “me sukses i kanë goditur” një numër objektivash në Rusi dhe në Krimenë e okupuar, përfshirë rafineri nafte, stacione radarësh dhe depo dronësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak