“Diskriminuese të pyesësh je apo jo gay”, Baçi: S’dal në rrugë të them ç’bëra mbrëmë
Analisti Agim Baçi ishte këtë të premte i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania për të folur për temën se sa diskriminohet komuniteti i LGBT+ në Shqipëri.
Sipas sondazheve, sa më afër të mendohej një person i këtij komuniteti aq më i larët ishte shkalla e diskriminimit.
Baçi tha se ai vetë nuk do të guxonte që të pyeste një person nëse është apo jo homoseksual, pasi sipas tij vetë pyetja është diskriminuese.
“mua më duket diskriminuese të pyes dikë je apo nuk je gay. Unë mendoj se duhet të ndajmë homoseksualët me homoseksualistët. Homoseksualë ka pasur jetë e mot, që kur ka lindur bota. Çështja është kur përdoret si agjendë”,-tha Agim Baçi.
“Ti nëse ke një qendrim tjetër nga këta je diskriminues. Unë për vete nuk dal të them se çfarë bëra dje në darkë, këta pse duhet të dalin e të thonë ç’bëjnë mëngjes, drekë e darkë? Unë problemin e kam me këta që këmbëngulin që ta shikojmë si domosdoshmëri, apo ta krijojnë si edukatë”,-tha Agim Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:06 Stuhia Bernadette godet Poloninë, paralajmërohen banorët të shmangin daljet në ambiente të hapura
- 11:56 Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës
- 11:52 Plagosje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë
- 11:52 “Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na ka identifikuar si kërcënim afatgjatë!
- 11:42 Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
- 11:39 Zbardhen amendamentet e PD Parlamentin Europian që morë mbështetjen e eurodeputetëve, por u votuan kundër nga PS