Diskutimet në Këshillin e Mandateve, avokati i Ballukut kërkon shtyrjen e mbledhjes
Prej orës 10:30 Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur me dyer të mbyllura për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizim për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku
Burime bëjnë me dije se në mbledhje po diskutohet lidhur me USB-në me provat e SPAK.
Prokurorët kanë thënë se materiali i USB-së mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e këshillit të mandateve.
Sipas burimeve mësohet se Taulant Balla u ka thënë opozitarëve që provat t’i shohin në sallën e mbledhjes dhe të mos i marrin me vete, ndërsa prokurori ka thënë që deputetet mund t’i kenë provat dhe mund t’i marrin me vete.
Prokurorët kanë sqaruar se edhe avokati mund të njihet me aktet e USB-së.
Ndërkohë, avokati i Ballukut ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes ndërsa ja deklaruar se i duhet kohe per mbrojtjen.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se avokati ka kërkuar 3 javë kohë për t’u njohur me dosjen, por prokurori ka thënë se afati është maksimumi 5 ditë. Mësohet se USB ka material voluminoz prej 10 mijë faqe.
Pas diskutimeve është vendosur që anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe avokati do e marrin USB e SPAK me vete.
PD dhe PS kanë qenë në një mendje që mbledhja e të shtyhet për një ditë tjetër. Konkretisht, PD kërkon që mbledhja të mbahet të hënën, PS pas datës 19 janar, avokati i zv.kryeministres ka kërkuar 3 javë kohë që të njihet me dosjen, ndërkohë prokurorët 3-5 ditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun