Diskutohet në kuvend paketa fiskale dhe buxheti për vitin 2023
Parlamenti po diskuton në parim paketën fiskale dhe buxhetin për vitin 2023. Kryeministri Rama deklaroi se në fokus do të jetë mbështetja e familjeve për energjinë elektrike, ndërsa për biznesin e vogël njoftoi se nuk do të ketë asnjë taksë deri në 2029-ën. Opozita në kuvend tha se buxheti nuk mbështet familjet që ndodhen në krizë ekonomike.
Mbështetja e familjeve nga kriza energjetike do të jetë fokusi i buxhetit për vitin e ardhshëm. Në parlament ku po diskutohet në parim paketa fiskale dhe buxheti i 2023-it, kryeministri Rama tha se ky buxhet është dyfish më shumë se në 2013-ën, kohën kur Partia Socialiste mori pushtetin.
“Mbrojtja e familjeve nga çmimi i energjisë është thelbi dhe ashtu siç është mbrojtja e biznesit të vogël. 12 mld plus suporti buxhetor i marrë nga BE,” – deklaroi Rama.
Por për partinë demokratike buxheti nuk mbështet familjet të cilat ndodhen përballë krizës ekonomike.
“Sot kemi një ekonomi të ndërtuar mbi parimet e një pazari më jep të japë, të qeverisë me një grusht të vogël individësh që kanë përforcuar gjithmonë e më shumë sundimin oligarkik në shërbim të sundimit të ligjit. Një sistem ekonomik që është promovuar me kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj mazhroancë, të këtij parlamenti përmes votimit të 8 ligjeve me porosi, i 9-ti sapo ka ardhur këtu në parlament që kanë shkatërruar themelet e një tregu të lirë, konkurrencës dhe që sot po i zhyt familjet shqiptare gjithmonë e më shumë në varfëri,” – u shpreh Tabaku.
Gjatë fjalës, Kreu i qeverisë u ndalë edhe tek biznesi i vogël për të cilin tha se nuk do të ketë asnjë taksë deri në vitin 2029.
Pensionistët, shtresat në nevojë dhe të rinjtë do të jenë disa nga zërat e buxhetit për vitin 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge