‘Diskutuam për zgjidhjen e situatës në veri’, Lajçak flet për takimin me Vuçiçin

14 Dhjetor 2022 | 16:29

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimit që zhvilloi në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se me Vuçiçin, pati një diskutim të hapur dhe të ndershëm për një zgjidhje politike që do ulte tensionet në veri të Kosovës.

Ndër të tjera, Lajçak nënvizoi se Vuçiç e kupton seriozitetin e situatës.

“Vazhdova misionin tim në Beograd sot për t’u takuar me Presidentin Aleksandër Vuçiç. Ne patëm një diskutim të hapur dhe të ndershëm për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave. Ai e kupton seriozitetin e situatës”, shkroi Lajçak në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”

Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) për “presion, diskriminim apo...
08:47 | 18/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka bërë me dije se i ka dërguar një...
08:19 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026