Dita Botërore e shëndetit mendorë/ Ekspertët apelojnë të luftohet stigma  

10 Tetor 2025 | 21:11

Problemt e shëndetit mendor prekin këdo. Në Shqipëri thuajse gjysma e popullisë rapoton se ka vuajtur të paktën një herë nga probleme të shëndetit mendor, nisur nga ankthi, depresioni, crregullime të humorit apo dhe probleme të tjera madhore që kanëpatur nevojë për trajtim të specializuar. Në ditën Botërore të shëndetit mendor ekspertët apelojnë që të rritet ndërgjegjësimi për tëkërkuar ndihmë.

 “Dita e shëndetit mendor nuk është vetëm një ditë, ne duhet ta kemi cdo ditë të shëndetit mendor, të rritet ndërgjegjësimi për tu rrit aftësia për të frekuentuar strukturat e shëndetit mendor. Stigmat një nga gjërat që dua tu bëj apel shoqërisë, të kërkojën më herët ndihmë pasi ndërhyrja e hershme ndihmon”-shprehet Fatime Elezi, shefe e Urgjencës së Shërbimit të Psikiatrisë, QSUNT.

Problemet e shëndetit mendor nisin që në mosha të hershme ndaj ekspertët apelojnë që psikologët e shkollave të jenë më të vëmendëshmën për të identifikuar fëmijët që kanë nevojë për ndihmën e tyre.

Shëndetit mendor është një sfidë globale OBSH këtë vit e ka vendosur theksin tek Shëndeti mendor në situata emergjente, pasi është parë që 1 në 5 persona që kanë përjetuar luftë ose konflikt në 10 vitet e fundit vuan nga depresioni, ankthi, çrregullimi i stresit post-traumatik, çrregullimi bipolar ose skizofreni. Ekspertët vlerësojnë se njerëzit me probleme të rënda të shëndetit mendor janë veçanërisht të prekshëm gjatë emergjencave dhe kanë nevojë për qasje në kujdesin shëndetësor mendor dhe nevoja të tjera themelore.”- shprehet Fatime Elezi, shefe e Urgjencës së Shërbimit të Psikiatrisë, QSUNT.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026