Dita botërore kundër HIV/AIDS, europianet zbulojnë se janë pozitivë tre vite pasi infektohen

1 Dhjetor 2020 | 06:41

Europa ka bërë përparim në përpjekje për të eleminuar HIV/AIDS deri në vitin 2030, por diagnostikimi i vonë i tij mbetet një problem i rëndësishëm.

Të dhënat e publikuara  për të shënuar Ditën Botërore kundër  AIDSit sot më 1 Dhjetor treguan se diagnozat e reja në BE dhe Zona Ekonomike Europiane kishin rënë me 9% që nga viti 2010.

Rastet e AIDSit ranë me gati një të katërtën në të njëjtën periudhë. Pjesa më e madhe e rasteve të reja po shfaqen në vendet e Evropës Lindore, veçanërisht në Rusi dhe Ukrainë.

Ndërkaq, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve  tha se numri i rasteve të diagnostikuara me HIV po rritet.  Sipas të dhënave mund të duhen tre vjet që një europian  i infektuar me HIV të diagnostikohet.

Sëmundja e Sidës filloi të përhapet nëpër botë katër dekada më parë dhe vrau miliona njerëz në vitet 1980 dhe 1990.

Virusi dëmton qelizat në sistemin imunitar, duke dobësuar aftësinë e njerëzve për të luftuar infeksionet e përditshme. Ende nuk ka shërim për HIV, por trajtimet janë jashtëzakonisht të efektshme duke lejuar që shumica e njerëzve te infektuar të kenë një jetë të shëndetshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026