Dita e 8-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve. Mblidhen para Kryeministrisë

7 Qershor 2026 | 18:35

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur edhe këtë të diele në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 8-të të protestës kundër ndërtimit në Zvërnec.

Me flamuj dhe pankarta në duar, pas marshimit në bulevard, protestuesit u ndalën para godinës së Kryeministrisë ku pritet të qëndrojnë për disa orë siç ka ndodhur në ditët e mëparshme. Protesta nisi me protestuesit të cilët kënduan himnin e Flamurit.

Ata bënë thirrje si: “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, “Dorëheqje, dorëheqje”. Në protestë janë ngritur edhe qytetarët në Pogradec.

Prej ditësh, qytetarët kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e kryeministrit; shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë; shfuqizimin e Paketës së Maleve; anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura; si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagoset 30-vjeçari në Vlorë, plumbi i hyn në këmbë dhe i del në anën tjetër

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve të para, një i ri rreth 30...
18:40 | 07/06/2026

Plagosje me armë në Shijak, autori arratiset. Policia jep detajet e para

Një plagosje me armë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shijak. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në...
18:24 | 07/06/2026

‘Nuk keni paguar gjobën’, policia thirrje qytetarëve: Kujdes nga mesazhet mashtruese, mos ndani kodet me askënd

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me disa mesazhe mashtruese që janë raportuar nga disa qytetarë. Në mesazhe, qytetarëve u kërkohet...
17:13 | 07/06/2026