DnV: Pjesëmarrja në votim,10% më e ulët se në dy zgjedhjet parlamentare të 2025-ës
Demokracia në Veprim, DnV pasditen e kësaj të diele ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka zbuluar detaje nga ecuria e procesit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. DnV në njoftim bëri me dije se dalja e qytetarëve në zgjedhje është 10% më e ulët sesa dy zgjedhjet e 2025.
Dalja në votime, sipas vëzhguesve të DnV-së, deri në orën 17:00 është rreth 29%. Dalja në votime në të njëjtën kohë në dy zgjedhjet e kaluara parlamentare të mbajtura gjatë 2025 ishte rreth 39%, pra 10% më e lartë.
Sipas DnV ka pasur disa problematika ku votuesit janë paraqitur jo në qendrat e duhura te votimit. Nga hapja e vendvotimeve deri në orën 17:00, këto vështirësi janë raportuar në 65% të vendvotimeve, me deri në 10 raste. Në rajonin e Prishtinës dhe Pejës ka patur deri në 30 raste.
Votimi me asistencë që nga mëngjesi ka mbetur përgjithësisht i njejtë, pra 0.2%, ndonëse është i përhapur në 55% të vendvotimeve. Rreth 78% të këtyre rasteve lidhen me asistimin e votueseve gra.
Votimi me asistencë nuk po evidentohet në 6% të vendvotimeve, deri në 10 raste. Komisionerët në mbi 65% të vendvotimeve kanë vazhduar të kërkojnë dokumente mjekësore nga të gjithë qytetarët që kanë kërkuar të votojnë me ndihmën e dikujt tjetër. Për me tëpër, në 45% të vendvotimeve nuk kanë lejuar që të votohet me asistencë pa dokumente mjekësore, përkundër insistimit të votuesve, sidomos në Prishtinë.
Deri në orën 17:00, raste të votimit me dokumente me afat të skaduar janë hasur në 25% të vendvotimeve, deri në 4 raste. Raste të fotografimit të votës kanë qenë gjithsej 25, të hasura në 4% të vendvotimeve.
Është raportuar edhe për disa incidente që kanë të bëjnë me tentime për të votuar në emër të familjarëve të tyre, por që të gjitha janë trajtuar nga policia në mënyrë profesionale.
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
Shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin
KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 21:31 Kryesia e PD, Kuçana: Jam politikane terreni, nuk harxhoj kohë për të zënë një karrige
- 21:07 Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë