Dita e 8-të e protestës. Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

7 Qershor 2026 | 18:35

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur edhe këtë të diele në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 8-të të protestës kundër ndërtimit në Zvërnec.

Me flamuj dhe pankarta në duar, pas marshimit në bulevard, protestuesit u ndalën para godinës së Kryeministrisë ku pritet të qëndrojnë për disa orë siç ka ndodhur në ditët e mëparshme. Protesta nisi me protestuesit të cilët kënduan himnin e Flamurit.

Ata bënë thirrje si: “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, “Dorëheqje, dorëheqje”. Në protestë janë ngritur edhe qytetarët në Pogradec.

Prej ditësh, qytetarët kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e kryeministrit; shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë; shfuqizimin e Paketës së Maleve; anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura; si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Protesta në Korçë, Fier dhe Shkodër

Këtë të diele janë zhvilluar protesta edhe në qytete të tjera të vendit përveç se në Tiranë. Mësohet se protestat janë zhvilluar në Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Fier.

Në Elbasan mbajt në ditën e saj të tretë, protesta kundër projektit të ndërtimit në Zvërnec. Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën në bulevardin kryesor të qytetit, ku bllokuan qarkullimin.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë kënduar dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të lënë lokalet dhe t’u bashkohen protestës. Qytetarët shprehen se reagimi do të vijojë edhe në ditët në vijim, në kundërshtim të projektit që po kundërshtohet prej tyre.

Për të katërtën ditë radhazi, qytetarët fierakë kanë protestuar në sheshin qendror të Fierit. Me pankarta në duar në fjalën e tyre protestuesit kanë renditur edhe problematikat e qarkut Fier.

Ata kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama, teksa u kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve ti bashkohen kësaj kauze që i ka ngritur në këmbë mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Edhe në Shkodër e Korçë u mblodhëm dhjetëra qytetarë të cilët njoftuan se do të mblidhen prap nesër.

Protestë në Gjirokastër: Shqipëria nuk është në shitje

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, ku kanë zhvilluar një protestë kundër projektit turistik të planifikuar në Zvërnec.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit, duke përcjellë mesazhin: “Shqipëria nuk është në shitje!”.

Tubimi në Gjirokastër vjen në vijim të protestave që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, ku qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe më shumë transparencë për projektet zhvillimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026