“Dita e Biznesit Francez”, Kosova prezantohet si destinacion investimesh

5 Shkurt 2026 | 17:34

Promovimi i Kosovës si destinacion për investime të huaja ka qenë qëllimi i konferencës “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”, e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe bizneseve nga Franca.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, theksoi se Kosova është një vend tërheqës për kompanitë franceze, duke vënë në pah potencialin njerëzor dhe zhvillimet e vazhdueshme në vend.

“Kosova është një vend tërheqës për kompanitë franceze. Ka shumë energji, shumë rini dhe shumë dëshirë për të ndërmarrë. Vendi po transformohet, po zhvillohet dhe po modernizohet”, tha Olivier Guérot, ambasador i Francës në Kosovë.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se Kosova është e hapur për investime serioze dhe për partneritete të mëdha, veçanërisht në infrastrukturë.

“Kosova është e gatshme për partneritete të mëdha infrastrukturore, është e hapur për investime serioze dhe po zgjeron mundësitë tregtare me Evropën dhe më gjerë”, u shpreh Kurti.

Kurti shtoi se Kosova ofron stabilitet institucional, siguri publike dhe disiplinë fiskale, elemente që sipas tij janë thelbësore për bizneset e huaja.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani, tha se synimi i kësaj konference është krijimi i lidhjeve konkrete mes sektorit publik, partnerëve ndërkombëtarë dhe sektorit privat.

“Ambicia jonë është të promovojmë investime, të inkurajojmë inovacionin dhe të shndërrojmë interesat e përbashkëta në projekte konkrete”, tha Ujkani.

Kjo është hera e parë që konferenca “Dita e Biznesit Francez në Kosovë” organizohet në Prishtinë, me synimin për të nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e investimeve mes Kosovës dhe Francës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026